Media Galeri

‘Sheiku i Ylberit’, dhe koleksioni i rrallë i makinave

Bota njeh shumë koleksionues makinash, por më i veçanti vjen nga Abu Dhabi.

Sheiku Hamad bin Hamdan është future në Guiness si personi që ka koleksionin më të madh të makinave në botë, koleksion që përfshin makina nga Fiat tek Hummer.

Miliarderi 74-vjeçar i kërkoi Mercedes-it t’i ndërtonte një flotë të tërë të Mercedes 500 SEL të përfunduara në çdo ngjyrë të ylberit, duke marrë kështu pseudonimin “Sheik i ylberit”.

Hamad bin Hamdan është pjesë e familjes mbretërore.

Mes makinave më të veçanta të tij është një Hummer H1, i cili konsiderohet si më i madh në botë, ku mund të hipësh me shkallë dhe që është i pajisur me tualet dhe hapësirë për miqtë. E krijuar në një kompani amerikane, kjo makinë vihet në lëvizje nga 4 motor, nga një për çdo gomë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë