Gazeta Si - Kushtet atmosferike dhe moti i keq, kanë shkaktuar probleme sa i përket transportit detar në Durrës dhe Vlorë.
Për shkak se pritet një përkeqësim i motit në orët e ardhshme, Drejtoria e Përgjithshme detare ka njoftuar se tragetet që do të operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen këtë të shtunë.
Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla deri në përmirësimin e situatës së motit. Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës-Ankona-Durrës, do vijojë normalisht.
Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës, ka njoftuar se do të pezullohen nisjet e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në det nga ky port deri në datën 6 shkurt. Ndërkohë transporti ndërkombëtar do të vijojë normalisht.
Në portin e Sarandës, anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do funksionojnë noramalisht.
Në portin e Shëngjinit, situata është e qetë dhe pa probleme. Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e hënë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare, do të njoftojë në vijëmësi për çdo ndryshim të situatës meterologjike dhe operimit te mjeteve lundruese në Portet e Republikës së Shqipërisē.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.