Gazeta Si – Daniel Sikorski ka luajtur me skuadrën e dytë të Bajernit të Mynihut dhe ka pasur miqësi me emra si Tomas Myler dhe Luka Toni. Me të dy ka kujtime të veçanta.
Sulmuesi austriak me origjinë polake, tani pjesë e Aris Limasol në Qipro, në moshë të re ishte një lojtar premtues, prandaj dhe e mori Bajerni nga St.Polten. Bavarezët e çuan në skuadrën e dytë që të formohej, por me skuadrën e parë nuk luajti kurrë dhe më pas brodhi gjithë Europën.

Një nga miqtë e tij te Bajern Mynih II ishte një farë… Tomas Myler, që në 2007-2009 u provua te skuadra B, para se të fitonte gjithçka dhe të shpallej kampion bote me Gjermaninë. Edhe tani Sikorski ka raport të shkëlqyer me Tomasin.
“Është gjithmonë i njëjti Tomas, ka qejf të bëjë shaka dhe nuk ndryshon kurrë. Është një nga futbollistëtët më të nënvlerësuar në botë”, – thotë Sikorsi, që pastaj kujton një episod që mbetet gjithmonë në kujtesën e tij. Një nga ata episode, që Myler nuk ka qejf të kujtojë në fakt.
Austriaku ka treguar për ‘SPOX e Goal’ se gjatë një udhëtimi në Indi Myler e pa punën pisk, pas një darke aspak të lehtë: “Bajerni kishte një partnership me një jetimore dhe çuam veshje. Pastaj ndaluam afër Himalajave. Shkuam në një hotel, ku nuk kishte dyshekë, flinim mbi skarra druri. Për darkë kishte vetëm patate dhe Coca-Cola, që dukej sikur ishin aty që nga 1953-shi.

Shkuam për të ngrënë në një vend tjetër dhe Tomas për pak u helmua. Menuja thoshte se pjata nuk ishte pikante, por nuk ishte fare kështu dhe Tomasi nuk e kuptoi menjëherë. Ditën tjetër e kaloi të gjithën në tualet në vend që të stërvitej”.
Sikorski ka njohur edhe Luka Tonin. “Po haja në një restorant me një mik dhe pak tavolina më tej ishte Toni. Doja të paguaja, por Luka erdhi dhe më tha: ‘rri i qetë, paguaj unë’. Bajerni është kështu, si një familje. Ede ata që ikin mbeten gjithmonë pjesë e atij klubi”. Edhe Myler nuk ndryshon, por ndoshta tani e provon ushqimin para se ta konsumojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




