Gazeta Si - Me uljen e temperaturave, Korça është zgjuar sërish e mbuluar nga bora këtë të premte. Qyteti juglindor u përfshi nga reshjet e dëborës gjatë natës, duke bërë që trashësia e saj të shkojë nga 5 deri në 25 centimentra në disa zona.
Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat mesatare shkojnë në -3 gradë Celsius. Kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, duke bërë pastrimin dhe kriposjen e tyre.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve. Lëvizja është e lirë, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Reshje dëbore ka pasur edhe në zonën Qafë Plloçë-Korçë-Doganë Kapshticë.
Ndërkohë, në “Rrugën e Arbrit” në Dibër, raportohet për prani të ngricave nga ulja e temperaturave, gjë që ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Policia lokale i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm. Një prej akseve problematike për të qarkulluar, është edhe segmenti i Bypasit në tunelet e Qafë Murrizit.
Ndërkohë pavarësisht pranisë së ngricave, rruga nuk është kriposur ende nga koncesionari i mirëmbajtjes së rrugëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.