Futboll

Haland vlen 1 mld euro! Prokuratorja Pimenta: Do thyejë çdo rekord të mundshëm

Gazeta Si – “Për mua Haland vlen një miliard euro. Ndoshta askush nuk do ta paguajë këtë shumë, por është potenciali që ai ka kur shkon në një klub. Me të vijnë tifozët, golat, rezultatet sportive, profesionalizmi, sponsorët e shumë gjëra të tjera.

Nëse bën bashkë të gjitha këto, vlera është ajo që thashë. Çmimi u një futbollisti është realisht i fiksuar nga një klub”, – ka thënë Rafaela Pimenta, prokuratorja sportive, ish-krahu i djathtë i Mino Raiolës, në një intervistë për ‘As’.

Sulmuesi norvejgez, Erling Braut Haland. Gazeta Si, 2 shkurt 2023

“E di që askush nuk paguan 700 milionë për një lojtar, por e kam të qartë se vlera e Erling është shumë e madhe kur shkon në një klub, të paktën 1 miliard, – ka shtuar ajo më tej. – Më e mira e tij nuk ka ardhur ende në futboll. Është simboli i lojtarit modern dhe do të shkojë më larg se paraardhësit e tij. Do të thyejë të gjitha rekordet e mundshme.

A ka Haland një klauzolë deri në 2024-ën? Preferoj të mos them asgjë. Reali? Unë shpresoj që ai të jetë i lumtur kudo që të shkojë. Sot është shumë i lumtur te Siti. Nuk është pozitive për një futbollist që të luajë një sezon, duke menduar për tjetrin. Është sikur të mendosh për gruan tjetër ditën e dasmës dhe sot Haland është i martuar”, – ka theksuar më tej prokuratorja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë