Përndjekja e shpirtrave të këqij të dimrit, festivali i maskaradës në Bullgari
11:35 - 31 Janar 2023
Festivali Ndërkombëtar i Lojërave të Maskaradës, “Surva”, tërhoqi vizitorë nga e gjithë Europa në qytetin bullgar të Pernikut. Ngjarja treditore, e cila filloi më 27 janar, është pjesë e festimeve tradicionale të dimrit që besohet se datojnë që nga koha pagane./REL/
Maska mund të jetë deri në një metër e gjatë. Pjesëmarrësit e paradës synojnë ta trembin dimrin dhe të inkurajojnë ardhjen e pranverës me shpresën për shëndet dhe të korra të mira.Jepen edhe çmime për kostumin më të mirëFestivali shoqërohet me shfaqje, demonstrime, pazare, por pjesëmarrësit e veshur në mënyrë tejet të veçantë janë yjet e ngjarjes. Në festival marrin pjesë rreth 10.000 pjesëmarrës nga më shumë se 158 grupe maskaradash bullgare dhe ndërkombëtare. Ngjarja e kryesore e festivalit është një paradë e grupeve të maskaradës nga Bullgaria, si dhe grupeve ndërkombëtare.Burrat duke mbajtur maska të bëra me pupla. Që nga viti 2008, festivali mbahet çdo vit gjatë të shtunës dhe të dielës së fundit të janarit.Një burrë i veshur me gëzof kafshësh bërtet për t’i trembur shpirtrat e këqij teksa kërcen.Komuna e Pernikut është nikoqire e festivalit tre-ditor që mbahet që nga viti 1966. Ky është organizimi më i madh me maska i lojërave e zakoneve tradicionale në Bullgari dhe në Ballkan.Në kohët e lashta, trakët mbanin Lojërat Rituale të Kukerit për nder të Dionisit, perëndisë së verës dhe dëfrimit. Edhe sot, disa e quajnë këtë ngjarje “Lojërat e Dionisit”.Një burrë duke i rënë daulles ndërsa kërcimtarët e veshur me gëzof e me zile të varura, lëkunden si një kalli gruri i rënduar nga kokrrat për të larguar sëmundjet dhe shpirtrat e këqij.Pjesëmarrësit në festival mbajnë maska shumëngjyrëshe të mbuluara me rruaza dhe fjongo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.