Gazeta Si – “Strehat” dhe “skutat” e fshehta të bosëve të mafies flasin. Ato tregojnë personalitetin dhe psikologjinë e kumbarëve, si dhe zbulojnë, ndonjëherë, edhe sekretet e “Cosa Nostra”-s, organizatë famëkeqe mafioze italiane në Sicili.
Gjatë 50 viteve të fundit, prokurorët kanë arrestuar mijëra të arratisur. Disa prej të cilëve janë bosët në krye të organizatës kriminale, si Matteo Messina Denaro.
Megjithatë, gabohen ata që mendojnë se "U Siccu", siç e quanin anëtarët e organizatës, ishte një bos inovativ me veshje elegante, i pasionuar për orët e shtrenjta, që ndërronte “strofullat” sikur të ishin këmisha dhe dinte të fshihte identitetin e tij nga mjekët ose padronët që kanë kryqëzuar rrugët me të.
Është normaliteti i së keqes që ka ekzistuar gjithmonë për t'u fshehur më mirë dhe për t'i shpëtuar arrestimit nga policia.
Për shembull, Luciano Leggio, i njohur edhe si “Liggio”, gjatë arratisë të tij të parë në fillim të viteve 1960, u riemërua "banditi pa fytyrë".
Kur u arrestua në vitin 1964, u zbulua se ishte vizituar në një klinikë me emrin e rremë si Gaspare Centineo.
Pasardhësi i Dr. Michele Navarra - i njohur si “u patri nostrum” (babai ynë, i kuptuar gjithashtu si Zot) - në krye të klanit Korleoneze shumë përpara se Totò Riina dhe Bernardo Provenzano, u përfshi në organizatë në vitin 1969 dhe u arrestua në Milano, të cilën e frekuentonte me zell që nga vitet 1950 dhe ku, për ca kohë, kishte manovruar marrëveshjet e tij të pista dhe fitimprurëse të biznesit.
Kështu, natën e 16 majit 1974, Guardia di Finanza kreu një bastisje të madhe në një kompleks luksoz në “via Ripamonti”, ku ai jetonte me partneren e tij dhe djalin 22 muajsh. Kur ushtarët u ngjitën mbi porta për ta kapur pa u vënë re, të zotët e shtëpisë u tronditën.
Në godinë kishte një kopsht të madh dhe të mirëmbajtur me një kënd lojërash për fëmijë, një pellg me rosa dhe zgavra nëntokësore të lidhura me ndërtesat në mënyrë të tillë, që të maksimizonin sigurinë dhe privatësinë e godinave.
Policia ishte në gjurmët e një fantazme "zu 'Antonio" Farruggia, i përgjuar në telefon si pjesë e një hetimi për rrëmbimin e Luigi Rossi di Monteleras.
Kur hynë në banesë, u përplasën fillimisht me partneren e tij, Lucia Parenzan, me të cilën kishte një djalë një vit e gjysmë më parë dhe të cilës i kishte vënë në emër shtëpinë.
Pastaj, ata filluan të kontrollonin apartamentin nën çati - pesë dhoma dhe dy banja, një apartament nën çati me një dhomë tjetër dhe kopsht privat – ku gjetën Luciano Liggio-n duke fjetur. Ai nuk rezistoi dhe e pranoi menjëherë se kush ishte.
Kërkesat e Liggio-s
Para se ta merrnin, ai kërkoi dy gjëra me "mirësjellje": të mund të rruhej për të mos u dukur i papërshtatshëm para fotografëve që do ta kishin përjetësuar dhe pak momente të fliste me Lucian, e cila, sipas tij, nuk dinte asgjë në të vërtetë për identitetin e tij.
Asnjë nga fqinjët nuk tha se e njihte atë burrë që shkonte çdo ditë te berberi dhe që shkonte në një shesh lojërash çdo pasdite me djalin e tij Paolo, blinte ëmbëlsira në një pastiçeri të njohur në zonë dhe kishte paguar 77 milionë lireta në dorë për atë apartament: pamja nga liqeni kushtonte shumë atëherë.
Nuk dyshoi as pronari i mëparshëm që - siç thonë kronikat e kohës - e kishte nxjerrë në shitje të mobiluar 75 milionë lireta.
“Lucianeddu”, megjithatë, tha se ishte i padurueshëm për të mbyllur marrëveshjen, sepse "ai mund të bënte banja dielli në tarracë" dhe pagoi dy milionë më shumë.
Asnjë nga qiramarrësit nuk dyshoi dhe nuk thirri policinë për shkak të Antonio Farruggias, i cili pretendonte se ishte industrialist, por në të vërtetë ishte i arratisuri më i kërkuar në Itali.
As punonjësi i karburantit që mbushte çdo ditë makinën e tij “BMË” të fuqishme gri, brenda së cilës u gjet një pistoletë: maturia për një bos si ai, nuk ishte kurrë e tepërt.
“Është e vërtetë, ai kishte një theks të fortë jugor, – i tha punonjësi hetuesve,-– por prapë mund të them se sillej si një zotëri i vërtetë. Ai u dha këshilla punonjësve të mi, i përshëndeste të gjithë qiramarrësit me elegancë dhe respekt”.
Megjithatë, “Lucianeddu” ishte shumë i njohur, sepse trupi i tij ishte dëmtuar nga sëmundja e “Pott”-it, një formë e rrallë tuberkulozi që i shkatërronte kockat e tij dhe nga sulmet e papritura të astmës.
Pavarësisht kësaj, për fat të keq, ai ishte i zoti në përdorimin e armës. Pas tij, ai la pas një histori të përgjakshme, të cilën e komentoi me ironi: “Ata që kanë pasur marrëdhënie me mua, fatkeqësisht kanë vdekur të gjithë, përveç Tommaso Buscetta-s”.
Por “Lucianeddu” donte jo vetëm luksin, por edhe leximin, pavarësisht se e la shkollën në klasën e katërt, për të ndjekur më pas mësime private në Korleone (qyteza).
Në komodinën milaneze, gjetën një tekst të Kantit: “Kritika e Arsyes Praktike”. Ndoshta edhe për këto lexime, vartësit e tij e quanin edhe, “'u prufissuri” (Profesori).
Një titull që pretendonte aq shumë për të korrigjuar, ngacmues, gabimet gramatikore edhe të kumbarëve të tjerë.
Kështu rifilloi edhe Gaetano Badalamenti: “Tano, ti thua se e hëngra vetë... Ndoshta keni marrë ‘muzzicuni’ (kafshime?”).
Ai e donte Sokratin dhe guxoi të krahasonte veten: "Atij le t’i mbijë bari në varr, mua le të më mbetet burgu, por unë nuk kam folur kurrë, nuk kam tradhtuar".
Një “mit” i ndërtuar edhe duke u paraqitur si poet dhe gjithashtu piktor, duke firmosur piktura që më vonë u zbuluan sikur të ishin pikturuar nga shokët e qelisë.
Kjo u zbulua në vitin 1992 nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Gaspare Mutolo, i cili u tha prokurorëve Guido Lo Forte dhe Gioacchino Natoli: "Unë i pikturova ato piktura së bashku me ‘vampirin’".
“Vampiri” ishte Alessandro Bronzini, një burrë i “familjes” historike të Corso dei Mille. Megjithatë, “Lucianeddu” pesë vjet më parë kishte pasur sukses në një ndërmarrje: më 2 janar 1987, në tre sallat e një galerie në qendër të Palermos kishte një radhë për të marrë një “Liggio”.
Dyzet kanavacë u shitën nga 55 të ekspozuara dhe madje pati edhe rezervime për pikturat e mbetura në magazinat e burgut Ucciardone në Palermo, ku ndodhej.
Michele Greco
Në vitin 1986 për ta nxjerrë jashtë, pas katër vjetësh në arrati, ai u arrit në një shtëpi-fermë në fshatin Caccamo, rreth pesëdhjetë kilometra larg Palermos, ku fshihej me një emër të rremë.
I arratisuri i atëhershëm Michele Greco, i njohur si "'u Papa", në fund të fundit ishte numri një i "komisionit" të “Cosa Nostra”-s që nga viti 1978, pasi kishte qenë kryepunëtor i gjithë zonës juglindore të Palermos.
Ose për rolin, ose për aftësinë e tij për të ndërmjetësuar ose për të cituar fragmente nga shkrimet e shenjta. Kur u kontrollua streha e tij, jo për t'u habitur, u gjetën katër tekste fetare dhe një Bibël.
Ai vetë mburrej se kishte një njohuri shumë të lartë teologjike të mbushur me atë lloj standardi të dyfishtë të Kumbarëve "të vjetër": katolikë të zjarrtë në publik dhe më pas nxitës apo ekzekutues të vrasjeve.
Greco, u konsiderua si një nga nxitësit e disa krimeve të shkëlqyera, përfshirë ato të bosit Stefano Bontade – “princi i Villagrazias - ose Salvatore Inzerillo. Vrasjet u grumbulluan pas sanksionimit të aleancës me Corleonezët e Totò Riina-s.
Greko, që nga ai moment u bë më shumë kryeprift sesa Papë. Nuk ishte rastësi që ishte Riina ai që urdhëroi përjashtimin e Tano Badalamentit nga kreu i Komisionit të “Cosa Nostra”-s.
Një diktat që u zbatua menjëherë. Ai ishte gjithashtu një nga nxitësit e sulmit në të cilin, në vitin 1983, vdiq gjyqtari Rocco Chinnici, portieri i ndërtesës së tij dhe dy karabinierëve që e shoqëronin.
Ai u burgos me shumë dënime të përjetshme, disa të vendosura në “Gjyqin Maksimal” të udhëzuar nga Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Pikërisht në seancën e fundit, Michele Greco kërkoi dhe mori fjalën dhe duke iu drejtuar kryetarit të gjykatës, Alfonso Giordano, ai tha: “Ju uroj të gjithëve paqe, sepse paqja është qetësi shpirti dhe ndërgjegjeje, sepse për detyrën që iu pret, qetësia është baza e gjykimit. Këto nuk janë fjalët e mia, por fjalët që i tha zoti ynë Moisiut, prapë uroj që kjo paqe të të shoqërojë gjatë gjithë jetës”.
Mesazhi i deklaratës së tij nuk u kuptua: disa e lexuan atë si një kërcënim. Edhe sikur të kishte qenë, ai nuk e trembi kurrë gjykatën, që e dënoi me burgim të përjetshëm.
Giovanni Brusca
Në vilën Agrigento, ku fshihej Giovanni Brusca, i njohur si "'U verru" (derri), - tani i lirë, pasi kishte bashkëpunuar me magjistratët - policët ranë në gjurmë më 12 janar 1996 falë zhurmës së një motoçiklete të drejtuar nga një agjent i kamufluar.
Ata po e përgjonin “Derrin” dhe u vendosën jashtë. Kur zhurma e marmitës përkoi me atë të spiunuar, në të njëjtën policia hyri brenda. Në lagjen “Cannatello”, një fshat bregdetar i Agrigento-s, një bashkëpunëtor i kishte vënë në dispozicion një vilë.
Ironikisht, në momentin e arrestimit, vëllezërit Brusca po shikonin filmin e Giuseppe Ferrara-s, "Giovanni Falcone", të transmetuar nga “Canale 5” dhe u vunë në pranga nga inspektori Luciano Traina, vëllai i Claudios, një prej agjentëve të eskortës të vrarë në masakrën në “via d'Amelio”. U gjet gjithashtu një komplet DVD-je, kuti me botim të rrallë të kufizuar të “The Godfather”.
Sigurisht, ai nuk ishte i dyti pas Don Vito Corleone në vrasje. Ai do të rrëfejë se nuk është i sigurt për numrin e të krishterëve që i dërgoi krijuesit.
Në shtëpinë e njeriut që ishte nxitësi i vrasjes së vogëlushit Giuseppe Di Matteo (i tretur në acid pas urdhrit të Messina Denaros) dhe që shtypi butonin për të hedhur në erë Giovanni Falconen mbi makinë, u gjetën gjithashtu dhjetëra e dhjetëra shënime të shkruara nga sipërmarrës dhe tregtarë që kërkonin mëshirë dhe një çantë plot me para cash pa marrë parasysh dollapët e mbushur me rroba të stilistëve, orët “Rolex” ose “Cartier” të gjitha të punuara në mënyrë të ngurtë prej ari dhe shumë prej tyre me diamante, rroba të stilistëve në sasi të mëdha dhe shumë sende të tjera çmuara.
Në muajt në vijim, “strehëza” të tjera të përdorura për fshehjen e tij u gjetën në territorin e tij të lindjes, San Giuseppe Iato, në zonën e Palermos, ku babai i tij Bernardo ishte për një kohë të gjatë "Kumbar", një aleat besnik i Riina-s, por që u arrestua në vitin 1985.
Leoluca Bagarella
Leoluca Bagarella, i njohur si "Luchino", u arrestua pas një ndjekjeje të guximshme nga policia më 24 qershor 1995 në një rrugë të mbushur me njerëz të Palermos.
Hetuesit e vunë në gjurmë edhe falë një nxitjeje të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Tullio Cannella, i cili sugjeroi të ndiqen lëvizjet e "shoferit" të tij, Tony Calvaruso, në atë kohë pronar i një dyqani të suksesshëm veshjesh, i cili gjithashtu do të arrestohet, duke u brë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Kur policia hyri në shtëpinë e kunatit të Totò Riina-s, autor i pamëshirshëm ose nxitës i qindra vrasjeve, ata u habitën: aty kishte një koleksion të pakufi librash të të gjitha llojeve, veçanërisht për filozofinë, aktualitetin, politikën dhe është e panevojshme të thuhet, çdo lloj vëllimi i shkruar për mafien vitet e fundit.
“Signor Franco”, siç e quajti veten me një emër të rremë, kishte në xhep shënime të koduara, 800.000 lireta dhe një imazh të shenjtë: jo San Leoluca, mbrojtësi i Corleone-s së tij, por ai i Santa Rosalias, bashkëmbrojtës i Palermos.
Bosi jetonte në një apartament luksoz 120 metra katrorë në qendër të Palermos, shumë pranë zyrës së gjykatës, e cila i ishte vënë në ndjekje.
Në kuzhinë, kishte ende tenxheren me të cilën ishte gatuar një trashe me salcë. Në një sirtar, ai kishte fshehur shtatë karta identiteti false, ndërsa në garazh - ku mbante dy makina të vogla, një “Lancia Y10” dhe një “Fiat Punto” - kishte një armë gjahu dhe pesë pistoleta: disa “38 speciale”, një “Magnum 357”, një armë gjysmë-automatike, si dhe shumë kuti municionesh.
Të dënuarit aktual të përjetshëm, iu sekuestruan edhe një sërë rrobash dhe veshjes, thuajse si një atelie. Doli se ai kishte një lloj manie për këmisha mëndafshi: policia gjeti rreth dyzet nga të tilla, “Versace” ose “Etro”.
Në gardërobë ranë në sy edhe kostumet Armani dhe dhjetëra këpucë “Pollini”. Kishte peliçe me lëkurë vizoni të gruas së tij Vincenzina, e cila më vonë vdiq ndoshta nga vetëvrasja, një xhaketë lëkure delesh e bërë me porosi nga bosi dhe sende nga “Cartier”, si dhe ora luksoze në kuti nga “Poohs” dhe “Battisti”.
Dhoma kryesore e gjumit ishte e mobiluar me një shtrat prej bronzi dhe kishte imazhe të shumta shenjtorësh.
Shumë objekte u shitën pas konfiskimit, ndërsa sot, shtëpia ka përfunduar në menaxhimin e pasurive të konfiskuara dhe është dhënë sërish me qira, për ironi, tek njerëzit e forcave të rendit.
Toto Riina
Konsiderohet si një nga simbolet e "mistereve të Italisë" streha e fundit e Totò Riina-s në Palermo. Vila shumëkatëshe “bunker”, ku jetonte “bosi i bosëve” me familjen e tij, ndodhet në një kompleks banimi në lagjen periferike me densitet të lartë mafioz të Uditores.
Një kompleks hollivudian me lëndina, rrugë me pemë dhe dymbëdhjetë vila me pishina për të zbutur nxehtësinë siciliane pa pasur nevojë që të shkonte në plazh.
Këtu, thuhej se Riina ngriti dolli në mbrëmjen e masakrës së Capaci-t në Palermo buzë një pishine (që nuk është më).
Banesa ku fshihej nuk u kontrollua menjëherë pas arrestimit të 15 janarit 1993 dhe, kështu, lindën dyshime dhe “helmatisje” që e “ndotën” atë sukses historik.
Vëzhgimi i strehës, në fakt, u hoq menjëherë pas arrestimit të bosit, askush nuk e pa familjen Riina të largohej prej andej për t'u kthyer në Corleone dhe askush nuk i vuri re mafiozët, të cilët sipas historisë së të penduarve, u kthyen për të marrë gjithçka nga larg.
Duke filluar nga arkivi i Riina-s, ndoshta i ruajtur në kasaforta dhe për të cilin më vonë u tha se përfundoi në duart e Matteo Messina Denaros.
Për këtë aferë, në gjyq përfunduan zëvendëskomandanti i atëhershëm i “Ros” (Reparti i Operacioneve Speciale) të Karabinierëve, Mario Mori dhe Kapiteni Ultimo, asokohe me emrin Sergio De Caprio, i cili efektivisht vuri në pranga Riinën. Të dy u liruan nga akuzat për ndihmë dhe nxitje të Riina-s dhe “Cosa Nostra”-s.
Sot, sigurisht, ajo shtëpi është simbol i ligjshmërisë, sepse është shndërruar në një bazë të karabinierëve.
Në vend të pishinës, ndodhet arkivi me çati të mbuluar. Pikërisht aty ku ishte dhoma e gjumit të Riinës, sot është zyra e togerit.
Një dollap i blinduar, i gjetur bosh në vitin 1993, sot strehon armaturën, ndërsa kasaforta e zbrazët e gjetur në katin e parë të dhomës së ndenjes, e cila tashmë është shndërruar në sallë mbledhjesh, nuk ndodhet më.
Bernardo Provenzano
Bernardo Provenzano, i njohur si "Binnu 'u tratturi", pas arrestimit të Riinës ishte bërë kreu i padiskutueshëm i kupolës mafioze.
Agjentët e policisë së Palermos, i dhanë fund arratisjes së tij në vitin 2006 në një fermë në zonën e Corleones: ai ishte në kërkim që nga viti 1963.
Të gjitha gjurmët e tij humbën më 18 shtator të atij viti, kur karabinierët e shpallën në kërkim për masakrën në të cilën u vranë Francesco Streva, Biagio Pomilla dhe Antonio Piraino.
Më 11 prill 1996, policët hynë dhe u gjendën përballë mafiozit-plak dhe të sëmurë, i cili pas komplimenteve rituale për hetuesit, iu përgjigj vetëm pyetjeve të bëra për të përcaktuar identitetin e tij.
Provenzano mbante veshur një palë xhinse dhe një bluzë, pa luks të tepruar në fermën pak metra larg vendit ku lindi dhe mbolli vdekjen për një jetë.
Në xhep kishte disa shënime të shkruara me dy makina shkrimi, të gjetura në strehën nga e cila drejtonte biznesin e tij miliarder.
Në banesë, nuk dallohej as hija e kompjuterëve, telefonave apo celularëve për shkak të fobisë që kishte për përgjimin nga policia.
Në mure kishte një numër të madh kryqesh, fotografi të shenjtorëve dhe një Bibël me disa fraza kodesh enigmatike të fiksuara në të.
Shumë analistë, përfshirë amerikanët, janë përpjekur ta deshifrojnë atë, por me rezultate të kufizuara.
Vila ku jetonte shefi, ishte e mobiluar në mënyrë spartane: një krevat, një aneks kuzhine, një frigorifer dhe një banjë, si dhe një sobë.
Jo shampanjë, rroba dhe sende luksi apo pishina si shefat e mëparshëm, por në qilar, kishte çikore, mjaltë dhe kos.
Kreu i organizatës jetonte në këtë botë të tij, gjithashtu plot me kryqe dhe imazhe fetare. I dënuar me 11 burgime të përjetshme, ai vdiq në një regjim të ashpër burgu në Parma në vitin 2016.
Pietro Aglieri
Nofka e tij ishte një manifest: “U signurinu” (Zotëria). Në gjuhën siciliane tregon pasardhësin e një familjeje fisnike ose të pasur që pëlqen të vishet elegant dhe të dallohet nga turma.
Ai studioi në shkollën e mesme seminarike në Monreale. Ishte i lidhur me familjen e Santa Maria di Gesù dhe, gjatë luftës së dytë mafioze, u lidh me Corleonezët, të cilët e vendosën në krye të klanit në një kohë të shkurtër duke eliminuar "Kumbarin" e mëparshëm.
Në fakt, ky shef i Bagherias kishte shumë pak në jetën e tij si zotëri që kur u dënua me burgim të përjetshëm.
Ai u arrestua, pas tetë vjetësh në arrati, në Bagheria më 6 qershor 1997: agjentët e skuadrës policore të Palermos, të udhëhequr nga një “gjahtar” i frikshëm të arratisurish, si Luigi Savina, e gjurmuan duke ndjekur Don Mario Frittittan. Kleriku, siç doli më pas, që mblidhte rrëfimet e shefit, shkonte shpesh për të kremtuar meshën.
Në strehë, agjentët gjetën qindra tekste teologjike dhe, mbi të gjitha, një kishëz të vërtetë të plotë me një altar dhe gjunjëzues.
Nuk kishte armë në strofkë, por qindra libra, duke përfshirë "Mendimet e mia" nga Shën Tereza e Lisieux, "Është e mrekullueshme të jesh burrë" nga Kierkegaard, "Ditari i një kuratori fshati" nga Bernanos, biografia e Shën Tereza d’Avila, ose tekste të teologes Edith Stein ("Zgjedhja e Zotit", "Mistiku i kryqit", "Misteri i Krishtlindjes", "Shtigjet e së vërtetës"), murgesha karmelite e vrarë në Aushvic nga nazistët.
Midis vëllimeve, ishte edhe "Embers of salt" nga Don Giacomo Ribaudo, i cili e kaloi jetën duke rrëmbyer shpirtrat nga mafia nga famullia e tij e Magione-s, e njëjta lagje ku lindën Falcone dhe Borsellino.
Të dy ishin takuar në seminarin në Palermo. Aglieri, dikur i arrestuar, kërkoi të regjistrohej në Fakultetin e Teologjisë në Palermo, por përgjigja nga kryepeshkopata ishte e thatë: "Mafia dhe Ungjilli janë të papajtueshëm".
Gianni Nicchi
Për tre vjet, nga viti 2006 deri në 2009, ai i çmendi hetuesit me arratinë e tij. Gianni Nicchi, "'u picciuttieddu" (Djali i vogël), në moshën 28-vjeçare konsiderohej tashmë bosi në rritje i bandave të Palermos.
Madje e kërkonin në Shtetet e Bashkuara, por streha e tij ishte pak metra larg Gjykatës së Palermos. Ai, djali i një mafiozi të dënuar me burgim të përjetshëm, u konsiderua si kreu i klanit të fuqishëm “Pagliarelli”, pasi Nino Rotolo u arrestua më 20 qershor 2006.
Nicchi do të kapej gjatë operacionit "Gotha", por i shpëtoi arrestimit duke arritur të kalonte mjeshtrin e "tij".
“Gianni është kumbari im, por për mua është sikur të jetë fëmija im, - tha Rotolo pak para se të arrestohej, duke mos e ditur se po përgjohej nga forcat e rendit. - Që tani e tutje, duhet ta dini se kur flisni me të, është sikur të flisnit me mua”.
Kur më 5 dhjetor 2009, Nicchi u arrestua në Palermo, befasia që streha e tij ndodhej në një apartament në qendër, jo shumë larg Gjykatës, ishte e madhe.
Brenda kishte ende mbetjet e darkës, por edhe çanta “Vuitton” dhe libra për mafiean. Mirëpo, modestia e shtëpisë çoi në hipotezën e policisë se bosi kishte streha të tjera ku fshihte "sekretet" e tij.
Salvatore dhe Sandro Lo Piccolo
Kur bosët e bandës San Lorenzo - Salvatore Lo Piccolo, i njohur si "'u Baruni" (Baroni) dhe djali i tij Sandro - u arrestuan në nëntor 2007, hetuesit nuk u ndalën për asnjë moment në Giardinello: ata konsideroheshin numri një në Palermo.
Rreth dyzet agjentë të armatosur deri në dhëmbë, rrethuan shtëpinë, në garazhin e së cilës po zhvillohej një samit me dy të arratisur të tjerë, Gaspare Pulizzi dhe Andrea Adamo.
Të gjithë u përfshinë në listën e 30 personave më të rrezikshëm në Itali. Njerëzve të policisë, gjithashtu u duhej të qëllonin disa të shtëna me armë dhe gjatë fazave të trazuara të arrestimit, Sandro Lo Piccolo, ulëriti disa herë frazën: "Të dua baba".
Në momentin e arrestimit, ata mbanin dy “Rolex” të çmuar të markës “Daytona” në kyçet e dorës. Në të dy shtëpitë, agjentët gjetën edhe disa mijëra euro dhe ora të tjera, përfshirë një “Frank Muller” shumë të shtrenjtë.
Për të mos folur për "shënimet", që i hodhën në tualet, tetë pistoleta plotësisht funksionale, mes të cilave një e përdorur nga policia dhe municione të ndryshme.
Mbi të gjitha, u gjet një "libër i vjetër shënimesh" me dantella, me një lloj libri adresash që përmbante dhjetëra referenca për tregtarët dhe sipërmarrësit e zhvatur nga banda e San Lorenzos.
Mes dokumenteve që hetuesit i sekuestruan bosit, ishte edhe një lloj dekalogu i “mafiozit perfekt”, që postulonte me detaje, “ata që nuk mund të jenë pjesë e “Cosa Nostra”-s: ata që kanë një të afërm të ngushtë te forcat e rendit:
Ata që kanë lidhje sentimentale dhe tradhti në familje dhe ata që kanë sjellje të keqe dhe që nuk i interesojnë vlerat morale”.
Ish-shoferi i shefit, Saro Riccobono (i vrarë nga Corleonezët në vitin 1982), konsiderohej aleat i Matteo Messina Denaros pas arrestimit të Provenzanos dhe dinte shumë sekrete.
Ai nuk mundi të gjendej: ishte në arrati që nga viti 1983 dhe u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë.
Nga ana tjetër, djali i tij, Sandro, ishte fshehur prej 9 vitesh në kërkim nga policia. Hetuesit gjetën gjithashtu një “strofull” të dytë 300 metra larg në vijë ajrore nga banesa ku u kapën.
Prej vitesh, klanet mafioze që veprojnë në Italinë Veriore, veçanërisht në Lombardi dhe Piemonte, i janë përgjigjur Lo Piccolos dhe në një shënim të gjetur Kumbarit, lexohet për një sallë bingoje ose diçka të ngjashme pranë një qendre të madhe tregtare në zonën e Piemontes, e cila duhej të mbahej nën kontrollin e sicilianëve, për ta mbajtur larg çdo infiltrim të kalabrezëve.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.