Futboll

Mane gjobitej shumë te Liverpuli, senegalezi është një harraq i madh

Gazeta Si – Sadio Mane kaloi këtë sezon te Bajerni i Mynihut. Emri i senegalezit gjithsesi mbetet në historinë e Liverpulit për golat e shënuar dhe trofetë e fituar. Në fakt, edhe për një arsye tjetër, për gjobat e shumta.

Salah dhe Mane te Liverpuli. Gazeta Si, 27 janar 2023

Futbollisti në fakt nuk njihet për gjaknxehtësi, nuk është ai tip. Ish-shoku i skuadrës, Endi Robertson, ka zbuluar se sulmuesi merrte vërtet shumë gjoba, sepse është një harraq i madh. Senegalezi, kur ishte momenti për të shkuar në transferta jashtë, harronte shpesh pasaportën, duke krijuar prbleme vonesash për skuadrën.

“Po, merrte shumë gjoba dhe gjoba të mira. Nëse harron pasaportën për transfertat të heqin një pjesë të mirë të rrogës. Mane në këtë drejtim ishte një nga ata që gjobiteshin më shpesh. Na vononte gjithmonë avionin”, – ka thënë Robertson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë