Futboll

Superiorja bie në renditjen botërore, Kosova na parakalon frikshëm

Gazeta Si – Niveli i kampionatit shqiptar ka rënë ndjeshëm vitin e fundit. IFFHS (Instituti ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në futboll) ka publikuar renditjen e vitit 2022, ku futbolli ynë ka humbur 10 vende.

Superiorja mbante vendin e 56-të në renditjen e vitit 2021, kurse pas përfundimit të 2022-shit mban vendin e 66-të në këtë renditje, ku ka të bëjë shumë ecuria e skuadrave në kompeticionet ndërkombëtare. Dhe pikërisht në këtë drejtim Kosova ka bërë më mirë se Shqipëria.

Foto ilustruese. Topi i Superiores. Gazeta Si, 27 janar 2023

Ballkani i drejtuar nga trajneri Ilir Daja është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe për më tepër ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Kjo ka bërë që Kosova të ngjitë jo pak, por 19 vende në renditjen e kampionateve, duke kaluar nga vendi i 75-të në të 56-in.

Për përcaktimin e renditjes merren për bazë rezultatet e skuadrave të një kampionati nga 1 janari deri më 31 dhjetor të çdo viti, por më së shumti ndikon ecuria në nivel ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë