Politike

Kaosi i të enjtes / Kuvendi përjashton Berishën dhe katër deputetë të tjerë për 10 ditë  

Kuvendi vendosi këtë të premte përjashtimin me 10 ditë nga komisionet dhe seanca plenare e Kuvendit, Sali Berishën dhe katër deputetë të tjerë të PD, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Deputetët socialistë që kërkuan përjashtimin janë: Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Momi Kodheli dhe Gerta Duraku.

Të enjten një pjesë e deputetëve të PD-së drejtuar nga Berisha  bllokuan foltoren dhe projektligjet e rendit të ditës u miratuan në një situatë të pazakonte vetëm me kartonat e PS ku shumëkush nuk kuptoi asgjë.

Gjatë seancës, Lindita Nikolla paralajmëroi përjashtimin e Berishës, ndërsa paralelisht grupi i PD-së ka depozituar një kërkesë për shkarkimin e kryetares së Kuvendit.

Seanca dështoi pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të sqaruar lidhjet e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë