Gazeta Si – Me çështjen Shkriniar në qendër të vëmendjes, tek Interi nuk ka lëvizje të veçanta në merkato, por klubi po studion çfarë mund të bëjë në verë. Një situatë e imponuar nga disa arsye, si kontratat që skadojnë dhe huazimet që duhen vlerësuar.
Nga këto më delikate është ajo e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg po përjeton një moment shumë të vështirë, me pak ndeshje të luajtura dhe pak gola për shkak të dëmtimeve. Ai u kthye tek Interi në huazim deri në qershor dhe ka një diskutim me Çelsin për rinovimin me një ulje të mundshme, duke parë rendimentin e lojtarit.

Megjithatë, ka edhe një tentativë të Interit për sulmuesin brazilian Roberto Firmino. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Klop do ta mbante me dëshirë brazilianin edhe për rëndësinë e tij në grup, por me afrimin e Nunez dhe tani të Gakpo, te Liverpuli po shohin mundësinë e shitjes. Në verë Firmino do të largohej me parametra zero.
Futbollisti 31-vjeçar aktualisht merr 10 milionë euro, por tek Interi mund të kënaqej me 8 milionë euro. Priten zhvillime të tjera tashmë në dilemën zikaltër: të konfirmojë Lukakun, apo të tentojë afrimin e Firminos?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




