Gazeta Si – CR7 titullar me Al Nasr, që mundet në gjysmëfinale nga Al Itihad. Ndeshja përfundoi 3-1 dhe golin për skuadrën e portugezit e shënoi Taliska.
Ende asnjë shenjë nga Kristiano Ronaldo në Arabi. Edhe këtë herë ai nuk arriti të bëjë gjë dhe paraqitja e tij ka një peshë më të madhe, sepse Al Nasr u eliminua nga Superkupa arabe. Al Itihad luajti me kundërsulm dhe fitoi 3-1.

Ronaldo ishte protagonist në fillim me ndonjë goditje me thembër e disa lëvizje interesante, por vetëm kaq. Në fundin e pjesës së parë humbi një rast të mirë me kokë. Pastaj asgjë.
Takimi me trofeun e 35-të në karrierë është shtyrë për portugezin. Mbreti i ri i Arabisë nuk po bind në këtë fillim të aventurës së tij në lindje. Golin e vetëm për skuadrën e tij e realizoi braziliani Taliska.
Që tani ka një pikëçuditëse për Kristiano Ronaldon, që ka pësuar humbjen e parë në Arabinë Saudite. Ai nuk po arrin t’I japë një dorë skuadrës së re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




