Moti

Ulen temperaturat, borë në zonat malore

Qendra me presion të ulët atmofserik vijon të jetë aktive në Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në vendin tonë, me reshje shiu dhe bore.

E Premte, data 27 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në zonat malore reshje bore në pjesën e parë të ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -2/5°C
Zona e ulët         2/12°C
Zona bregdetare 7/13°C

E Shtunë, data 28 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -5/5°C
Zona e ulët         0/13°C
Zona bregdetare 4/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë