Futboll

Hasani merr stafetën e goleadorit nga Xhixha, dopietë për ‘arratisjen’ e Tiranës

Gazeta Si – Tirana e shfrytëzoi më së miri hapin e gabuar të Partizanit rival. Skuadra e Orges Shehit fitoi 0-2 në Durrës ndaj Erzenit dhe pas javës së 18-të të Superiores e sheh veten 4 pikë të shkëputur në krye të klasifikimit. Një diferencë që u jep qetësinë e nevojshme bardhebluve.

Florent Hasani ishte njeriu i ndeshjes. Sulmuesi i Tiranës shënoi të dy golat në minutat e fundit, fillimisht me një penallti të akorduar nga VAR-i për një prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtësit shijakas.

Në kohën shtesë sulmuesi finalizoi një aksion me protagonist Ismailgecin nga e djathta. Hasani duket se ka marrë stafetën e goleadorit nga Xhixha, që ka kaluar në Azerbajxhan.

Në këtë ndeshje debutuan me fanellën e Tiranës Regi Lushkja dhe Kristal Abazaj, dy nga blerjet e mëdha të merkatos së dimrit. Tirana, me gjendjen aktuale, është kandidate potenciale për titullin kampion. Rivalët e saj, Partizani dhe Vllaznia, duket se kanë probleme, pasi që të dy humbën sot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë