Futboll

Çudira nga Anglia/ Kryen vizitat mjekësore tek Evertoni, firmos për Totenhemin

Gazeta Si – Diskutime të mëdha ka shkaktuar kalimi i sulmuesit holandez Arnaut Danjuma nga Vilarreali te Totenhemi. Ai kishte arritur akordin fundjavën e shkuar me Evertonin, madje kishte kryer edhe vizitat mjekësore. Dukej gjithçka e mbyllur për transferimin e tij në ‘Merseyside’, por jo.

Diçka ndryshoi, në mes u fut Totenhemi dhe në pak orë arriti t’ia rrëmbejë lojtarin Evertonit. Drejtuesit dhe tifozët e këtij të fundit janë zemëruar shumë me veprimin e lojtarit dhe klubit të Totenhemit. Tani nuk ka më kthim prapa, Danjuma ka kaluar te skuadra e Kontes në huazim.

Shkaku i dështimit të kalimit tek Evertoni mësohet se ka të bëjë me shkarkimin e Frenk Lampard. Ish-trajneri i Evertonit ishte angazhuar personalisht për të bindur bomberin me origjinë nigeriane që të ndihmonte skuadrën e tij në objektivin e mbiojetesës. Evertoni është i parafundit në renditje dhe nuk fiton që prej muajit tetor.

Pak ditë më parë Danjuma kishte bërë një postim, ku shkruante: “Born ready”. Ai konfirmonte kështu faktin se ishte gati për një sfidë të re. Tani kjo sfidë është e një natyre tjetër, sepse Totenhemi lufton për 4-shen e parë, ndërsa në Champions do ndeshet me Milanin më 14 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë