Futboll

Nuk ka zgjidhje tjetër, Inzagi me Asllanin titullar në fundjavë

Gazeta Si – Kristjan Asllani do të zbresë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e kampionatit me Kremonezen, që Interi do ta luajë të shtunën. Trajneri Simone Inzagi është i detyruar të aktivizojë mesfushorin shqiptar këtë herë.

Brozoviç nuk është ende gati, kurse Barela është i skualifikuar për shkak kartonësh. Në këto kushte, një nga tre mesfushorët në formacionin e Interit do të jetë Asllani. Bashkë me të do të luajnë titullarë Mkhitarian dhe Çalhanoglu.

Formacionet e mundshme te Kremoneze-Inter. gazeta Si, 26 janar 2023

Interi vjen në këtë transfertë pas humbjes befasuese me Empolin në ‘San Siro’, ndaj dhe duhet patjetër të bëjë kthesën. Asllani ka një mundësi shumë të mirë për të treguar vlerat dhe për të rritur kreditet për më shumë minuta në ndeshjet në vazhdim.

Deri tani lojtari i Kombëtares është aktivizuar pak nga trajneri Inzagi, edhe pse për aq sa ka qenë në fushë ai ka marrë vlerësime nga shtypi sportiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë