•
Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2022 në Shqipëri ka pasur 7.5 milionë hyrje nga vizitorët, shifra më e lartë ndonjëherë sipas Instat dhe me rritje 33% nga 2021-shi.
Rritje ka pasur dhe numri i daljeve jashtë Shqipërisë. 5.8 mln, me rritje 40% nga viti paraardhës është numri i lëvizjeve të shqiptarëve jashtë vendit.
367.103 e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit të shkuar kanë qenë si tranzit, me rritje 110% nga 2021-shi.

Vetëm për muajin dhjetor ka pasur 1 mln lëvizje ( sipas metodologjisë së INSTAT një person mund të ketë hyrë dhe dal disa herë) për hyrje në Shqipëri, nga të cilat më shumë se gjysma e rasteve ishin shqiptarë. Për të njëjtin muaj kanë dalë më shumë se 1 mln qytetarë, ku përsëri shumica janë shqiptarë.
Ndër të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në dhjetor 2022 mbizotërojnë ato nga Spanja, Anglia dhe Mali i Zi.
Transporti tokësor vazhdon të jetë alternativa kryesore për hyrje-daljet në Shqipëri, por rritjen më të madhe e ka transporti ajror me 71.5% për hyrje dhe 76% për dalje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



