I zhytur në një luginë të rrethuar nga bora, qyteti zviceran i Chateau d’Oex ‘zgjohet’ për të pritur një festival të balonave që tërheq mijëra spektatorë.
Gjatë një feste nëntë-ditore që përfundon të dielën, 60 balona me ngjyra të ndezura nga 15 vende do të fluturojnë nëpër qiell mbi luginë, që favorizon fluturimet.





“Gjëja e veçantë e fluturimit në Chateau d’Oex është se ne mund të ngrihemi në mëngjes, të fluturojmë në një drejtim dhe pasdite era thjesht kthen balonën”, tha Thomas Spildooren, një nga pjesëmarrësit.







Disa fluturime me balona u anuluan të hënën për shkak të erërave jashtëzakonisht të forta, por festimet rifilluan plotësisht ditën tjetër.
“Çdo telash në jetën e përditshme duket kaq i vogël kur ngrihesh në ajër”, tha Spildooren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




