Futboll

Vlerësim për Granit Xhakën, shpallet ‘Futbollisti i vitit’ në Zvicër

Gazeta Si – Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2022 në Zvicër. Mesfushori shqiptar që luan për helvetët ka dalë përpara portierit Jan Somer, i cili sapo ka kaluar te Bajern Mynih, dhe mbrojtësit Manuel Akanji të Mançester Sitit.

Granit Xhaka me trofeun e ‘lojtarit te vitit. Gazeta Si, 23 janar 2023

Është hera e dytë që kapiteni i Zvicrës e fiton këtë çmim. Për herë të parë e ka fituar në vitin 2017. Xhaka ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për Zvicrën, falë përvojës dhe kualiteti që ka. Ai po bën shumë mirë këtë sezon edhe me Arsenalin, ekipin që kryeson Premier Ligën.

Në momentin e marrjes së çmimit individual, Granit Xhaka u shpreh: “Faleminderit shumë për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes dhe gjithë njerëzve që besuan tek unë, por edhe për njerëzit që nuk besuan”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë