Gazeta Si – Amir Abrashi do të vazhdojë të luajë për Grasshopersin deri në vitin 2024. Mesfushori i Kombëtares firmosi sot rinovimin me skuadrën zvicerane, që ka besim të ‘veterani’ shqiptar.
Futbollisti 32-vjeçar ka kryer formalitetin e firmës dhe është shprehur shumë i lumtur për faktin që do të vazhdojë të luajë për Grasshopersin. Abrashi ka luajtur për shumë vite në Gjermani me Frajburgun, ndërsa tani, në fundin e karrierës, mban veshur fanellën e Grasshopersit.

Abrashi është një nga pikat kyçe edhe të Kombëtares, një nga titullarët me më shumë eksperiencë. Ai gjithmonë është vlerësuar për shpirtin luftarak që shfaq në fushë, duke karikuar edhe lojtarët e tjerë. Me mungesën e Bares ai bëhet edhe më i rëndësishëm për kuqezinjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




