Futboll

Bajerni dhe Mançester Junajtid, sfidë prej 50 milionë eurosh për një francez

Gazeta Si – Dy nga klubet më të mëdha të Europës, siç janë Bajerni i Mynihut dhe Mançester Junajtid, kanë një objektiv të përbashkët merkatoje. Ai konsiderohet si fenomeni i ri i futbollit botëror dhe quhet Aksel Disasi.

Bavarezët dhe ‘Djajtë e kuq’ janë në një betejë të fortë prej 50 milionë eurosh. Sipas shtypit anglez, të dy klubet kanë shanse të barabarta aktualisht për të firmosur me lojtarin e Monakosë.

Disasi me fanellen e Frances. Gazeta Si, 23 janar 2023

Disasi, 24 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë. Në këtë pozicion si Bajerni, ashtu edheMançesteri kanë nevojë, ndja dhe janë fokusuar te lojtari i kombëtares franceze. Disasi ka edhe nënshtetësinë kongoleze, por ka zgjedhur të luajë për Francën.

Mbrojtësi i Monakosë vlerësohet si një nga më të mirët në rolin e tij dhe shume shpejt do të bëhet me skuadër të re. Ai duhet të zgjedhë mes Premier Ligës dhe Bundesligës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë