Gazeta Si – Në minutën e 62-të të ndeshjes mes Borusia Dortmund dhe Augsbug në kampionatin gjerman, trajneri Edin Terziç hodhi në fushë Sebastien Haler, në vend të Jusufa Moukoko. Një rikthim i bujshëm i sulmuesit afrikan.

Haler është kthyer në fushë në një ndeshje zyrtare pas një ndalese të gjatë, për shkak të një tumori në testikuj. Sulmuesi që në verë kaloi nga Ajaksi te Borusia kishte një mesazh publik për sëmundjen, me të cilën u përball. Ai kishte veshur një palë këpucë speciale, ku ishte shkruar qartësisht “Fuck Cancer”.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë e ka fituar betejën e jetës dhe tani synon të arrijë sërish nivelin e mëparshëm, duke qenë protagonist me gola me fanellën e Borusias. Gjithë kohën ai ka pasur mbështetjen e madhe të klubit dhe shokëve të skuadrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




