Festimet e Vitit të Ri Hënor fillojnë të dielën. Dita e parë e Vitit të Ri Kinez bie më 22 janar. I njohur gjithashtu si Festivali i Pranverës ose Viti i Ri Hënor, festivali që shënon ardhjen e pranverës festohet gjerësisht në Kinë dhe në disa vende të Azisë Lindore.









Familjet tradicionalisht mblidhen gjatë kësaj kohe për të ndarë ushqime të bollshme, ndërsa fëmijëve shpesh u jepen para në pako të kuqe të njohura si “hong bao”.
Fillimi i Vitit Hënor sheh gjithashtu rrotullimin e zodiakut kinez që kalon në një cikël 12-vjeçar, secili i përfaqësuar nga një kafshë.





Ka disa histori që shpjegojnë zodiakun: Një legjendë thotë se Perandori i Jade, një hyjni e rëndësishme kineze, i kishte ftuar të gjitha kafshët në një “garë të madhe”, ku 12 të parat fituan “reputacionin”.
Të 12-të kafshët janë miu, kau, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




