Kosova

Ferizaj, u përpoq të shpëtojë motrën që po hidhej nga kati i 4, bien të dyja. Vdes 15 vjeçarja

Gazeta Si- Dy vajza në Ferizaj, një 18-vjeçe dhe tjetra 15 vjeçe, kanë rënë nga kati i katërt i një banese, njëra nga të cilat ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vajza që ka vdekur është 15-vjeçarja.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor”, tha Veseli i cili shtoi se dy vajzat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Ferizaj dhe më pas për trajtim të mëtejshëm mjekësor (në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë.

Sipas tij, njëra nga të lënduarat, vajza me inicialet Z.M., e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur vajza A.M. e moshës rreth 18 vjeçare.

Vajzat janë motra. Veseli tha se rasti në polici është hapur si vetëvrasje, ndërsa 18-vjeçarja ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj 15-vjeçare e cila pas plagëve të marra ka vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë