Gazeta Si – Një tjetër trofe për Ballkanin, ekipin që po bën histori në Kosovë. Kampionët e Kosovës kanë fituar finalen e Superkupës ndaj Llapit, me rezultatin 1-0, duke shtuar edhe një trofe në palmaresin e tyre.
Ndeshja u luajt në… Turqi, ku dy skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore dimërore. Vendosi një gol i Lumbardh Dellovës në pjesën e dytë për t’i dhënë skuadrës së trajnerit Ilir Daja trofeun e parë të 2023-shit.
Perleshja ne fundin e ndeshjes mes futbollisteve te Llapit dhe Ballkanit #superkupa pic.twitter.com/9Q68WYZ3Eq
— KS Sport (@kssportt) January 21, 2023
Në fundin e ndeshjes pati disa pamje të shëmtuara, me lojtarët e dy skuadrave që në nervozizëm e sipër u përplasën fizikisht mes tyre, duke shkëmbyer disa grushte.
Me Ballkanin aktivizohen portieri korçar Stivi Frashëri dhe durrsakët Rustem Hoxha dhe Nazmi Gripshi, ndërsa pak ditë më parë me ta u bashkua edhe Lorenc Trashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




