Futboll

Krisje totale me Romën, Xanilo kërkon shitjen deri në fund të janarit

Gazeta Si – Vullneti i lojtarit ishte që të mos grumbullohej për transfertën me Specian. Tiago Pinto dhe Mourinjo janë gjendur të papërgatitur.

Mes Nikoló Xaniolos dhe Romës është krisje totale. Pasi humbi ndeshjen me Fiorentinën për një problem shëndetësor, që dikujt i la dyshime, lojtari nuk u tregua i gatshëm për të dielën me Specian. Ai nuk do udhëtojë me skuadrëm, pasi kërkon që të shitet nga klubi deri në fund të janarit. Historia mes Xaniolos dhe Romës rrezikon të mbyllet në mënyrën më të keqe.

Xaniolo shenon ne finalen ndaj Fejnordit ne ‘Air Albania’. Gazeta Si, 20 janar 2023

Vendimi i lojtarit ka habitur Tiago Pinton dhe Zhoze Mourinjon. Në tavolinë në fakt nuk ka mbërritur asnjë ofertë e pranueshme dhe nëse situata nuk ndryshon ditët e ardhshme, Xaniolo do të qëndrojë deri në qershor në Romë.

Interes më tepër duket se ka nga Totenhemi i Kontes, por ende asgjë konkrete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë