Media Galeri

Hoteli ku mund të flini në dy shtete në të njëjtën kohë

Në La Cure, një fshat i vogël i vendosur në majë të maleve me pyje të dendur Jura, që ndajnë Francën dhe Zvicrën, ndodhet hoteli L’Arbezie.

Falë një traktati ndërkombëtar pak të njohur të mesit të shekullit të 19, përvoja në atë hotel është unike pasi klientët mund të shijojnë ndjesinë e të qëndruarit në të njëjtën kohë në dy shtete.

Hoteli i vogël familjar “Arbez Franco-Suisse”, i quajtur edhe L’Arbezie ka veçorinë e të ulurit pikërisht në majë të një kufiri ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë