Ekonomi

Inflacioni sipas Eurostat u rrit në dhjetor. Ngushtohet hendeku me matjet e Instat

Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni i Shqipërisë i matur sipas Eurostat për muajin dhjetor është 7.5%, 0.1 pikë përqindje më shumë se ai i matur nga Instat, që ishte 7.4% në të njëjtin muaj.

Nga muaji nëntor, inflacioni i harmonizuar është rritur me 0.4%, ndikuar nga rritja në ushqime dhe pije joalkoolike me 1.3%, ndjekur nga  veshjet dhe këpucët me 0.5%.

Në raport vjetor inflacioni është ndikuar më së shumti po ashtu nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 13%,  pasuar nga grupet transporti me 7.5 % dhe mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje me 6.6 %,.

Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2022 është 6.6%, sipas matjeve nga Eurostat.

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet me inflacionin më të ulët se vendet e tjera të BE-së, duke lënë pas vende si Norvegjia, Malta, Spanja, Franca, Zvicra dhe Islanda.

Mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën periudhë po ashtu ka rënë, nga 11.1% një muaj më parë në 10.4%.

Shteti me inflacionin më të lartë në Europë, për muajin dhjetor raportohet Hungaria, 25% dhe me më të ulëtën, Zvicra me rreth 3%.

Inflacioni sipas Eurostat ka rënë pothujase në shifrën e raportuar nga Instat, duke treguar se presionet e brendshme të çmimeve po rriten mbi ato të importuara.

Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e Instat dhe dy produkte më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë