Futboll

Siti klubi me më shumë të ardhura, mbi gjysmën e ‘Top 20’ e zënë anglezët

Gazeta Si – Me 731 milionë euro në total, ‘qytetarët’ janë në shkallën më të lartë të podit sa u takon të ardhurave. Pas tyre vijnë Real Madridi dhe Liverpuli. Asnjë skuadër italiane në 10-shen e parë të këtij klasifikimi.

Për të dytin vit radhazi, Mançester Siti mban vendin e parë për të ardhurat e skuadrave të futbollit, me 731 milionë euro në total. Real Madrid në vend të dytë me 714 milionë euro dhe Liverpuli me 702 milionë euro. Duhet theksuar se klubet e Premier Ligës përfaqësojnë më shumë se gjysmën në ‘Top 20’.

Lojtaret e Sitit festojne nje fitore. Gazeta Si, 19 janar 2023

Konfirmimi vjen nga raporti i ‘Sports business group’ të ‘Deloitte’. Për sezonin 2021-2022 Juventusi mban vendin e 11-të (400 milionë, rënie në raport me 433 milionët e mëparshëm), i parakaluar nga Totenhemi dhe Arsenali. Në vend të 14-të është Interi me 308 milionë dhe pastaj Milani me 264 milionë.

20 klubet e para për të ardhurat kanë gjeneruar së bashku 9.2 miliardë euro. Një rritje e të ardhurave në masën 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Duhej rikthimi i ndeshjeve me tifozë që klubet të kishin më shumë të ardhura, duke kaluar nga 111 milionë euro në kohën e pandemisë, në 1.4 miliard euro.

Edhe të ardhurat tregtare janë rritur me 8% në krahasim me një vit më parë (nga 3.5 miliard euro në 3.8 miliard euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë