Futboll

Egnatia fiton në Korçë, Kukësi reflekton krizën edhe në Kupën e Shqipërisë

Gazeta Si – Kupa e Shqipërisë ka vazhduar sot me dy ndeshje të tjera të fazës së 1/8-ve. Egnatia ka fituar minimalisht në Korçë, kurse Kukësi nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi në Fier.

Një gol në minutën e fundit i Paulaskas i ka dhënë Egnatias fitoren 0-1 ndaj Skënderbeut. Me këtë rezultat skuadra e trajnerit Shpëtim Duro i hap rrugën kualifikimit për në çerekfinale të Kupës.

Dy kapitenet Ndreca dhe Orelesi para ndeshjes Apolonia-Kukesi, 0-0. Gazeta Si, 18 janar 2023

Apolonia-Kukësi përfundoi pa gola në stadiumin “Loni Papuçiu”. Kukësi, që mban vendin e fundit në Superiore, e ka reflektuar krizën e rezultateve edhe në Kupë dhe ndaj një kundërshtari modest, edhe pse luante në fushën e vet.

Kuksianët janë në një moment shumë të vështirë, ku përpos rezultateve zhgënjyese kanë edhe probleme të brendshme, me vëllezërit Gjelbërim dhe Shqipërim Taipi të pezulluar nga klubi për çështje disipline.

Derbi mes Erzenit dhe Teutës, ndeshja e fundit e këtij raundi të Kupës së Shqipërisë, ka përfunduar në barazim, 1-1. Devi Kapllani, djali i trajnerit të Erzenit, shënoi një eurogol dhe më pas shkaktoi autogol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë