Gazeta Si – Kampionati ia lë sot dhe nesër vendin Kupës së Shqipërisë, që luan ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve. Janë 8 ndeshje në total, 5 nga të cilat do të luhen sot, në orën 13:00. Kupa është një kompeticion që disa klube e kanë prioritet, pasi është një rrugë e shkurtër për të kapur Europën. Ndeshjet e kthimit luhen më 1 dhe 2 shkurt.

Në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë kemi përballje mes skuadrave të Kategorisë së Parë dhe atyre të Superiores. Të vetmet sfida mes dy skuadrash të elitës janë Bylis-Vllaznia dhe derbi Erzeni-Teuta.
Partizani luan sot në Peshkopi ndaj Korabit vendës, kurse Tirana luan po në transfertë me Lushnjën. Dinamo, ekipi që kryeson Kategorinë e Parë, pret Kastriotin në “Selman Stërmasi”.
Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8-ve
Sot, ora 13:00
Bylis-Vllaznia
Dinamo-Kastrioti
Korabi-Partizani
Lushnja-Tirana
Tomori-Laçi
Nesër, 13:00
Apolonia-Kukësi
Skënderbeu-Egnatia
Ora 16:00
Erzeni-Teuta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




