Futboll

Lorenc Trashi preferon Kosovën para Shqipërisë, do luajë për Ballkanin

Gazeta Si – Lorenc Trashi nuk do të kthehet në Superiore. Ish-lojtari i Partizanit dhe Kombëtares ka preferuar të shkojë në Kosovë, pasi ka mbyllur aventurën në Katar.

Mbrojtësi i majtë do t’i bashkohet Ballkanit, ekipit kampion të Kosovës. Me siguri vendimtarë në këtë lëvizje kanë qenë trajneri Ilir Daja dhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi. Me këtë të fundit Trashi ka luajtur te Partizani.

Trashi kur luante me Partizanin. Gazeta Si, 16 janar 2023

Zgjedhja është personale, kuptohet, por ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se klubet kosovare tani duken më serioze sa u takon marrëdhënieve kontraktuale me futbollistët. Deri pak kohë më parë lojtarët kosovarë tentonin Superioren për t’u rritur profesionalisht, kurse tani nuk kanë nevojë. Po ashtu, edhe niveli financiar është rritur në Kosovë.

Trashi do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Ballkanin, që vitin e kaluar bëri historinë me titullin e parë kampion dhe pastaj me kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë