Filmi “Everything Everywhere All at Once” ka fituar dy çmimet kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Critics Choice Awards që u mbajt në Los Anxhelos.
Nën regjinë e Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, filmi u vlerësua si filmi dhe regjia më e mirë.
Çmimet kryesore të serialeve televizive shkuan për “Better Call Saul” për dramën më të mirë dhe “Abbott Elementary”, për komedinë më të mirë.





















Brendan Fraser fitoi çmimin aktori më i mirë për filmin “The Whale”, Angela Bassett mori çmimin e aktores dytësore më të mirë në filmin “Black Panther: Wakanda Forever” dhe Cate Blanchett fitoi çmimin e aktores më të mirë për performancën e saj në “Tar” .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




