Më shumë punëtorë do të detyrohen të pranojnë punë me cilësi më të ulët dhe punë me pagesë të ulët këtë vit si rezultat i ngadalësimit ekonomik global, sipas një raporti nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Në vlerësimin e fundit të gjendjes së tregut të punës, ILO në Gjenevë paralajmëroi se pasiguria “e lartë dhe e vazhdueshme” mbi gjendjen e ekonomisë globale po ndikon në investimet e biznesit, po prek pagat reale dhe po i shtyn punëtorët t shkojnë drejt punëve informale.
Në përgjithësi, organizata parashikon që punësimi global do të rritet me vetëm 1% për vitin 2023. Ngadalësimi jo vetëm që do të ndikojë në përparimin e mëtejshëm drejt uljes së niveleve të varfërisë, por gjithashtu do të ndalojë rritjen e mëparshme të standardeve të jetesës për punëtorë globalë të cilët do të kenë më pak mundësi në dispozicion të tyre.
“Ngadalësimi aktual do të thotë se shumë punëtorë do të duhet të pranojnë punë me cilësi më të ulët, shpesh me paga shumë të ulëta, ndonjëherë me orë të zgjatura”, paralajmëroi raporti i ILO-s.
Ekonomitë në mbarë botën po vuajnë si rezultat i tensioneve gjeopolitike, duke përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe pengesat e zinxhirit të furnizimit dhe rimëkëmbjen e pabarabartë nga kriza Covid. Së bashku, këto kushte kanë ndezur një periudhë jo të sigurt.
Kriza e kostos së jetesës po i shtyn gjithashtu njerëzit në varfëri absolute ose relative në të gjithë botën, shpjegoi ILO.
Inflacioni i çmimeve po ul kërkesën për mallra dhe shërbime nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke kërcënuar punësimin dhe vendet e punës cilësore.
ILO tha se mungesa e vazhdueshme e mundësive më të mira të punës, e cila filloi gjatë krizës Covid, ka të ngjarë të përkeqësohet me ngadalësimin e parashikuar, “duke i shtyrë punëtorët në punë me cilësi më të keqe dhe duke i privuar të tjerët nga mbrojtja adekuate sociale”.
“Progresi në reduktimin e varfërisë i arritur gjatë dekadës së mëparshme është lëkundur”, thuhet në raport.
ILO tha se nuk pret që rënia e rritjes së punësimit të përjetuar gjatë krizës Covid të rikuperohet të paktën deri në vitin 2025 dhe ngriti shqetësime të mëtejshme për një ngadalësim të parashikuar të produktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



