Futboll

Barcelona dominon Realin në finale, fiton Superkupën e Spanjës

Gazeta Si – Superkupa e Spanjës shkon për Bracelonën. Në finalen e luajtur në fushën neutrale të ‘King Fahd Stadium”, katalanasit ishin superiorë dhe në fund fituan me rezultatin 3-1.

Dominimi i skuadrës së Ksavit u duk qartë që në fillim. Reali pati vetëm një rast me Benzema, i cili gjuajti jashtë me kokë, kurse Bracelona krijoi disa raste dhe në pjesën e parë konkretizoi dy prej tyre.

Gavi mposhti portierin Kurtua, pas një topi të humbur nga mesfusha e Realit dhe një asisti të Levandovskit. Pastaj ishte radha e polakut të dyfishonte shifrat, duke çuar në rrjetë një top të marrë nga Gavi nga a e majta. Në pjesën e dytë do të shënonte edhe djaloshi tjetër spanjoll, Pedri.

Karim Benzema shënoi në shtesë golin e nderit për Realin, që në këtë finale gaboi shumë në mesfushë. Ishte një leksion nga ana e Barcelonës, që duket se po rikthehet e frikshme si dikur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë