Futboll

Teuta jep shenja jete, mund Kastriotin dhe i largohet fundit të tabelës

Gazeta Si – Java e 16-të e Superiores është mbyllur sot me ndeshjet Egnatia-Erzeni 1-1 dhe Teuta-Kastrioti 2-0. Durrsakët kanë marrë tri pikë të çmuara që i largojnë nga vendi i fundit në tabelën e klasifikimit.

Lorenco Vila dhe Aldrit Oshafi shënuan golat e fitores për Teutën, që ngjitet në kuotën e 17 pikëve, duke parakaluar Kukësin në fundin e tabelës. Ishte një fitore jetike për ‘Djemtë e Detit’, edhe pse jemi në mesin e kampionatit.

Teuta feston nje nga golat ndaj Kastriotit. Gazeta Si, 14 janar 2023

Megjithatë, durrsakët janë ende në zonën e ftohtë dhe duhet të ngjitin minimalisht një shkallë në renditje për të shmangur rënien direkt, që do të ishte fatale për këtë skuadër. Bylisi dhe Kastrioti janë shumë afër me pikë dhe janë të gjitha shanset që skuadra e Martinit të mos e diskutojë rënien.

Në Rrogozhinë nuk pati fitues. Gjithçka u mbyll në barazim mes Egnatias dhe Erzenit, me vendësit të pakënaqur dhe me rezerva për gjykimin. Në këtë ndeshje u anuluan dy gola, nga një për secilën skuadër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë