Futboll

18 apo 22 vjeç? Misteri i Moukoko mes certifikatave të fshehura dhe radiografive të refuzuara

Gazeta Si – Lojtari është në fund kontrate me Borusia Dortmund. Njukasëlli dhe Çelsi interesohen për të, por tani kanë bërë një hap prapa, pas dyshimeve për moshën e saktë të talentit me origjinë nga Kameruni.

Plemika, sërish të njëjtat. Jusufa Moukoko po përjeton një situatë të veçantë me dyshime për të ardhmen, por edhe të kaluarën. Lojtari i Borusia Dortmund, i cili mbushi 18 vjeç në nëntor, është në fund të kontratës. Mund të firmosë me çdo klub, ndërsa Borusia i ka ofruar rinovimin me 6 milionë në vit, plus bonuset.

Jusufa Moukoko. Gazeta Si 14 janar 2023

Problem ishte konkurrenca me klubet angleze, me Njukasëllin dhe Çelsin që e donin. Flitej për oferta deri në 9 milionë euro në vit, plus 30 milionë për firmën. Por tani, sipas ‘Daily Mail’ dhe ‘Bild’, këta klube janë tërhequr për shkak të dyshimeve për datën e saktë të lindjes së lojtarit.

Ka zëra që thonë Moukoko është 22 dhe jo 18 vjeç. Dhe nuk është hera e parë që djaloshi gjendet në një situatë të tillë.

‘Për momentin, Jusufa është talenti më i madh në botë, – thoshte Haland pak vite më parë. – Është një lojtar i fortë dhe është vetëm 16 vjeç, është i pabesueshëm. Ka një karrierë të madhe përpara”.

Gjykimi i tij duhet riparë, nëse verifikohet që Moukoko ka lindur në 2000-shin dhe jo në 2004-ën. I gjatë, robust dhe i shpejtë, ai ka pasur gjithmonë një fizik impresionues për moshën që deklaronte. Për këtë shumë njerëz kanë ngritur dyshime për moshën reale.

“Nuk mund të jetë më i madh, – shpjegonte babai Joseph në 2016-ën. – Nëna, sapo lindi, e regjistroi në konsullatën gjermane në Yaoundé, në Kamerun. Nuk ka dyshime”. Në gusht të 2017-ës, 12 vjeç, Moukoko shënoi 2 gola në debutimin me 17-vjeçarët e Dortmundit, me kundërshtarë 4 vjet më të mëdhenj se ai. Në ndeshjet e para shënoi 8 gola.

Moukoko gjate nje ndeshjeje me Borusian. Gazeta Si, 14 janar 2023

Skeptikët sa vinin dhe shtoheshin. Polemikat janë shtuar shumë pas refuzimit të babait të lojtarit për t’iu nënshtruar një radiografie për të parë moshën kockore (që jo gjithmonë është precize). Moukoko, që kur shkoi në Dortmund, është rritur 10 centimetra.

Në 2017-ën u bënë çështje deklaratat e Ingo Preus, menaxher skuadre i U-23 të Dortmundit. Ai pranoi se Moukoko ndoshta është 1 apo 2 vjet më i madh se mosha që deklaron. ‘Për të situata është e vështirë. Nuk gënjen ai. Një herë te Bajerni pashë një djalosh që ishte 13 vjeç, por tregonte 18. Për të nuk është shkruar, sepse nuk dinte të bënte asgjë. Jusufa është shumë i zoti”.

Polemikat mbeten. Për më tepër, në Kamerun së fundi ka plasur një skandal me moshën e 32 lojtarëve. Sipas ‘Spiegel’, ekziston një kontratë lindjeje e Moukoko, sipas së cilës ai ka lindur në qershor të 2000-shit dhe jo në nëntor të 2004-ës. Dokumenti nuk është publikuar për arsye juridike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë