Gazeta Si – FIFA ka hapur një hetim disiplinor kundër Federatës Argjentinase për sjellje të keqe të lojtarëve të saj dhe për shkelje të rregullave të ‘fair play’-it gjatë finales së Botërorit. Gjasat janë që Argjentina të marrë një gjobë të majme.
Rasti në fjalë u referohet festimeve të ekzagjeruara të lojtarëve në zonën e intervistave pas finales së 18 dhjetorit ndaj Francës. Mesi me shokë fituan me penallti, pas atij barazimi spaktakolar 3-3 në ‘Lusail Stadium’.

Lojtarët amerikano-jugorë, pas marrjes së medaljeve, kanë vrapuar dhe kënduar në zonën e rezervuar për intervistat zyrtare. Ata kanë thyer rregullat, duke mos folur për mediat. FIFA ndërkohë nuk ka përcaktuar një datë për vendimin në lidhje me rastin e Argjentinës.
Në raste të ngjashme FIFA ka vendosur gjoba. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në rastet e Serbisë, Meksikës dhe Ekuadorit, që janë hetuar për diskriminim nga ana e tifozëve të tyre gjatë Botërorit të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




