Futboll

Vllaznia gjunjëzon Partizanin me dy ‘krisma’, feston para syve të Silvinjos

Gazeta Si – Me fat për Vllazninë trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo. Ai ndoqi sot nga tribuna ndeshjen me Partizanin në kryeqytet, ku shkodranët fituan 1-2.

Silvinjo, Zabaleta dhe Doriva duke ndjekur ndeshjen Partizani-Vllaznia. Gazeta Si, 13 janar 2023

Ishte një ndeshje me emocione, veçanërisht në gjysmëorëshin e fundit të saj, kur u shënuan edhe të tre golat. Partizani, që e nisi me Skukën në stol, kaloi në avantazh me Maget. Ai devijoi saktë me kokë një top të krosuar nga e djathta. U duk se Partizani e kishte në dorë fitoren, por nuk ndodhi kështu.

Falë edhe lëvizjeve nga stoli, Vllaznia arriti të përmbyste gjithçka më pas me dy goditje të bukura. Fillimisht Jonuzi barazoi shifrat me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës dhe më pas Çoba realizoi golin e fitores për Vllazninë. Festa e gjitha për shkodranët në kryeqytet.

Nga ndeshja Partizani-Vllaznia, 1-2. Gazeta Si, 13 janar 2023

Partizani gjithsesi arrin të ruajë kryesimin e Superiores, por tashmë vetëm me një pikë avantazh ndaj Tiranës. Kjo humbje mund të jetë një goditje e fortë psikologjike për të kuqtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë