Futboll

Jashtë ritmit dhe formës, Marash Kumbulla stonon në ndeshjen e Kupës së Italisë

Gazeta Si – Më në fund, Marash Kumbulla pati shansin të luante titullar me Romën. Ai u aktivizua nga trajneri Mourinjo për 90 minuta ndaj Xhenoas në Kupë, pas qëndrimit të gjatë në stol. Dhe kuptohet, mbrojtësi do të kishte vështirësi.

Kumbulla ishte jashtë ritmit, i mungoi dinamika dhe intensiteti. Në treshen e mbrojtjes së Romës ishte lojtari më i dobët. Ai u vlerësua me notën 5.5, kurse Ibanjez dhe Mançini me notën 7.

Kumbulla gjuan me koke gjate ndeshjes me Xhenoan. Gazeta Si, 13 janar 2023

Ja çfarë shkruan Sportmediaset për paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare: “Kumbulla 5,5: këtë sezon ka luajtur shumë pak dhe kjo kuptohet. I mungojnë ritmi dhe intensiteti. Koda e vuri shpesh në vështirësi. Kishte dy shanse të mira shënimi me kokë, por nuk gjeti kuadratin”.

Kumbulla ishte edhe pa fat, pasi pati mundësi të realizonte ndaj Xhenoas në Kupën e Italisë, por në dy rastet gjuajti jashtë. Nëse vazhdon të qëndrojë në stol, mbrojtësi kuqezi do të ketë vështirësi edhe më të mëdha. Ai ka nevojë të luajë dhe ndoshta është më mirë të kalojë në një skuadër, ku mund të sigurojë një fanellë titullari.

Me formën aktuale Kumbulla nuk mund t’i shërbejë as Kombëatres dhe aq më shumë në një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Poloninë në transfertë. Ai e di mirë se çfarë do të thotë të kesh përballë Levandovskin me shokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë