Për Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD është një prej manovrave të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij.
“Të gjitha përpjekjet për të shpërqendruar debatet nga çështje të rëndësishme, sidomos nga skandalet që dalin çdo ditë nga oborrët, oxhakët dhe dyshekët e rilindjes. Por 14 maji do të jetë dita e ndryshimit. Qëndrimi im se kush është Partia Demokratike është i qartë dhe është i marrë nga shqiptarët më 6 mars. Unë respektoj vullnetin e popullit.
Lidhur me këtë çështje për përjashtimin, këta 4 deputetët e përjashtuar që janë edhe shembullorë dhe korrekt, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit, kanë firmosur për të pranuar si kryetar grupi një njeri që më 8 janar ka qenë në anën tjetër, në të kundërtën e ‘Foltores’. Por unë them që çdo manovër e Edi Ramës është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e korrupsionit të tij”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.