Futboll

Të blerë shtrenjtë dhe shitur lirë ose huazuar, Zhoao Feliks vetëm rasti i fundit!

Gazeta Si – Zhoao Feliks është zyrtarisht një lojtar i Çelsit. Ai është transferuar në ‘Stamford Bridge’ në huazim për 11 milionë euro. ‘Colchoneros’ kanë paguar gati 130 milionë euro në verën e 2019-ës për të!

Një nga rastet e shumta të historisë së viteve të fundit, ku lojtarët blihen një mal me euro e më pas shiten për pak, ose huazohen. Ja rastet më të bujshme, që kanë kushtuar të paktën 50 milionë euro!

Koutinjo kur prezantohej te Barcelona. Gazeta Si, 12 janar 2023

Filipe Koutinjo (Barcelona)
U ble për 135 milionë euro nga Liverpuli në janar të 2018-ës. U dha në huazim te Bajern Mynih për 8 milionë euro në verën e 2019-ës. Më pas u huazua tek Aston Vila në janar të 2022-shit dhe u shit për 20 milionë euro.

Antuan Grizman (Barcelona)
U ble për 120 milionë euro nga Atletiko Madrid në verën e 2019-ës. Në huazim tek Atletiko Madrid për 10 milionë euro në verën e 2021-shit dhe do të blihet në 2023-shin.

Romelu Lukaku te Çelsi. Gazeta Si, 12 janar 2023

Romelu Lukaku (Çelsi)
Klubi londinez e bleu për 113 milionë euro nga Interi në verën e 2021-shit. U huazua tek Interi për 7.8 milionë euro në verën e 2022-shit.

Pol Pogba (Mançester Junajtid)
I blerë për 105 milionë euro nga Juventusi në verën e 2016-ën, u kthyer me parametra zero të torinezët në verën e 2022-shit.

Nikolas Pepe (Arsenal)
Sulmuesi u ble për 80 milionë euro nga francezët e Lilës në verën e 2019-ës. Në verën e 2022-shit kaloi në huazim te Nisa.

Hames Rodrigues (Real Madrid)
Real Madrid e bleu për 75 milionë euro nga Monako, në verën e 2014-ës. U huazua te Bajern Mynih për 13 milionë euro në verën e 2017-ës. Pastaj kaloi gratis tek Evertoni në verën e 2020-ës.

Kaka gjate prezantimit te Real Madrid. Gazeta Si, 12 janar 2023

Kaka (Real Madrid)
Braziliani u ble për 67 milionë euro nga Milani gjatë verës së 2009-ës. U kthye gratis te Milani në verën e 2013-ës.

Pierr-Emerik Aubamejang (Arsenal)
Arsenali pagoi 63.75 milionë euro te gjermanët e Borusia Dortmund në janar të 2018-ës. Pastaj sulmuesi kaloi me parametra zero te Barcelona në janar të 2022-shit.

Luka Joviç te Real Madrid. Gazeta Si, 12 janar 2023

Luka Joviç (Real Madrid)
Përsëri Reali. Madrilenët e blenë serbin për 63 milionë euro nga Eintraht Frankfurt në verën e 2019-ës. U kthye në huazim te gjermanët për 1 milion euro në janar të 2021-shit dhe pastaj kaloi gratis te Fiorentina në verën e 2022-shit.

Tangui Ndombele (Totenhem)
U ble për 60 milionë euro nga Lioni në verën e 2019-ës, pastaj kaloi në huazim te skuadra franceze për 1.42 milionë euro në janar të 2022-shit. Më pas u huazua te Napoli për 1 milion euro në verën e 2022-shit.

Diego Kosta (Atletiko Madrid)
Sulmuesi u ble nga Çelsi për 60 milionë euro në verën e 2018-ës. Në janar të 2021-shit doli lojtar i lirë.

Torres kur prezantohej te Çelsi nga Ançeloti. Gazeta Si, 12 janar 2023

Fernando Torres (Çelsi)
Çelsi e bleu për 58.5 milionë euro nga Liverpuli në janar të 2011-ës. U huazua te Milani në verën e 2014-ës dhe më pas u ble për 1 milion euro.

Mauro Ikardi (PSG)
Francezët e blenë për 50 milionë euro nga Interi në verën e 2019-ës (huazim dhe blerje në 2020-ën). Në huazim te Gallatasaraji në verën e 2022-shit.

Ronaldo gjate prezantimit te Juventusi. Gazeta Si, 12 janar 2023

CR7 dhe Bejl
Ronaldo u ble nga Juventusi në 2018-ën për 117 milionë euro dhe u shit te Mancecster Junajtid për 17 milionë euro në 2021-shin, në moshën 36-vjeçare. I njëjti diskutim për Gereth Bejl, i blerë nga Reali për 101 milionë nga Toteenhemi dhe i huazuar pastaj te ky ekip 7 vite më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë