Ekonomi

Kreu i bankës në SHBA: Për të ulur inflacionit do të ketë masa ‘të panjohura’. S’kemi përgjegjësi mbi klimën

Drejtuesi i bankës Federale në SHBA, Jerome Powell, doli për herë të parë këtë vit, i shqetësuar për rolin e pavarësisë së bankës qendrore dhe përkushtimit të tij për të ulur inflacionin.

Rritjet e dhimbshme të normave që Fed po zbaton për të trajtuar çmimet e larta janë një masë e nevojshme, theksoi ai: “Stabiliteti i çmimeve është themeli i një ekonomie të shëndetshme dhe i ofron publikut përfitime të pamatshme me kalimin e kohës. Por rivendosja e stabilitetit të çmimeve kur inflacioni është i lartë mund të kërkojë masa që nuk janë të njohura në afat të shkurtër, pasi ne rrisim normat e interesit për të ngadalësuar ekonominë.”

“Mungesa e kontrollit të drejtpërdrejtë politik mbi vendimet tona na lejon të marrim këto masa të nevojshme pa marrë parasysh faktorët politikë afatshkurtër,” – shtoi Powell.

Ai gjithashtu theksoi ndryshimin e klimës si një shembull kryesor se përse zyrtarët në Fed duhet të përmbahen në politikbërje dhe të mos enden për të ndjekur përfitimet e perceptuara sociale që nuk janë të lidhura ngushtë me qëllimet dhe autoritetet tona statutore.

Fed nuk do të bëjë politika që lidhen me klimën, tha ai.

Së fundmi, banka qendrore e SHBA-së nisi një program pilot vullnetar që i kërko 6 bankave më të mëdha të saja të testojnë stabilitetin e tyre në ngjarje të ndryshme klimatike. Kjo gjë, solli akuza se banka po përdor agjendë politike.

Inflacioni në Eurozonë, ndërkohë, mbetet në një shifër mbresëlënëse prej 9.2%, megjithëse ai u lehtësua midis nëntorit dhe dhjetorit. Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha muajin e kaluar se ajo pret që rritja e normave të interesit të rritet “dukshëm më tej, sepse inflacioni mbetet shumë i lartë dhe parashikohet të qëndrojë mbi objektivin tonë për një kohë të gjatë”.

“Nëse krahasoni me Fed, ne kemi më shumë terren për të mbuluar. Kemi më shumë për të bërë”, shtoi ajo.

Banka e Anglisë, ndërkohë, ka paralajmëruar gjithashtu se inflacioni, ende në nivelin më të lartë që nga vitet 1980, nuk po shkon askund. Kryeekonomisti i BOE-së, Huw Pill, tha këtë javë se inflacioni mund të vazhdojë për më gjatë se sa pritej, pavarësisht rënieve të fundit të çmimeve të energjisë me shumicë dhe një ekonomie në prag të recesionit.

Këto tre banka qendrore po luftojnë në kushte të ndryshme, por ato ndajnë një strategji të ngjashme beteje: Vazhdoni të shtrëngoni kushtet.

Bankierët qendrorë mbrojtën rëndësinë e pavarësisë dhe besueshmërisë për institucionet e tyre, e cila është vënë nën kritika pasi politikëbërësit akuzohen se kanë lënë inflacionin në rritje të kalojë i pakontrolluar për një kohë të gjatë.

Burimi: CNN, përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë