Gazeta Si – Edhe qeveria franceze ‘shkarkon’ Noel Le Graet, presidentin kotrovers të Federatës Franceze të Futbollit. Ai është bërë çështje ditët e fundit për disa arsye, por sidomos për disa deklarata ndaj Zinedin Zidan.
“Federata franceze meriton një president në lartësinë e duhur”, – ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Olivier Ve’ran, duke folur pas mbledhjes së Këshillit të ministrave.

Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, Le Graet, – pas çështjeve të Benzema dhe Zidan dhe akuzave për ngacmim seksual, – mund të shkarkohet nga detyra. Edhe presidenti Emanuel Makron e ka shprehur qartë pakënaqësinë ndaj Le Graet, madje ai ka pohuar se do të donte në krye të Federatës franceze Mishel Platininë.
Opinioni publik në Francë reagoi menjëherë pas qëndrimit fyes të presidentit të Federatës ndaj një legjende si Zinedin Zidan. Kreu i futbollit francez u detyrua të kërkonte ndjesë publike për shpërfilljen e Zidan në raport me çështjen e trajnerit të kombëtares. Megjithatë, nuk mjafton për të qetësuar situatën, Le Graet pritet të largohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




