Gazeta Si – Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave (IFFHS) ka publikuar klasifikimin vjetor të trajnerëve. Në krye të këtij klasifikimi qëndron italiani Karlo Ançeloti, kampion i Spanjës dhe Europës me Realin e Madridit.

Podi i trajnerëve më të mirë plotësohet me Pep Guardiolën e Mançester Sitit dhe Regragui i Marokut. Ky i fundit bëhet trajneri i parë në histori që futet në treshen e parë të renditjes si për treajnerët e klubeve, ashtu edhe ata të kombëtareve.
Për sa i takon Ançelotit, emri i tij vazhdon të lakohet si kandidat për të marrë drejtimin e Brazilit. Veçanërisht pas refuzimit të Mourinjos, Seleçao e sheh trajnerin e suksesshëm italian si njeriun e duhur për të udhëhequr Brazilin në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




