Futboll

Çelsi bën goditjen e radhës në merkato, merr Zhoao Feliks nga Atletiko Madrid

Gazeta Si – Zhoao Feliks te Çelsi. Dukej e pamundur, por në fakt kjo goditje e radhës e londinezëve është duke u finalizuar. Portugezi iu ofrua edhe Arsenalit dhe Mançester Junajtid. Lojtari realizon kështu dëshirën për t’u larguar nga skuadra e Simeones dhe për të kaluar në Premier Ligë.

Zhoao Feliks me fanellen e Atletiko Madrid. Gazeta Si, 10 janar 2023

Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Athletic’, që shpjegon se Atletiko Madrid ka thënë ‘po’ dhe ka gjetur akordin me skuadrën e ‘Stamford Bridge’. Sulmuesi portugez kalon te Çelsi në huazim për 11 milionë euro.

Zhoao Feliks është goditja e radhës për klubin londinez në merkaton e janarit. Një merkato ëndrrash, sepse më parë janë bashkuar me Çelsin Fofana nga Molde, Andrei Santos nga Vasko da Gama dhe Badiashile nga Monako. Pista e Enco Fernandez është komplikuar, por mund të ketë ndonjë lëvizje surprizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë