Futboll

Bejl tërhiqet në moshën 33-vjeçare: Futbolli ma dhuroi momentet më të bukura në jetë!

Gazeta Si – Gereth Bejl i jap lamtumirën futbollit të luajtur. Futbollisti uellsian ka dhënë lajmin e tërheqjes nëpërmjet rrjeteve sociale. Një vendim i papritur, që vjen një vit pas transferimit në SHBA, ku fitoi titullin me Los Anxheles. Ish-lojtari i Totenhemit dhe Real Madridit var ‘këpucët në gozhdë’.

“Pasi e kam vlerësuar mirë situatën, njoftoj tërheqjen time nga kombëtarja dhe nga futbolli i luajtur, – shkruan Bejl në profilin e tij në Instagram. – Ndihem me fat, sepse kam praktikuar sportin që dua. Falë futbollit, kam përjetuar momentet më të bukura në jetë.

Postimi i Bejl per terheqjen. Gazeta Si, 9 janar 2023

Nga prekja e parë e topit me Southempton e deri tek e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam i lumtur për gjithçka që më ka ndodhur gjatë rrugëtimit në nivel klubesh. Të luaja 111 ndeshje me Uellsin të të isha kapiten i tij, ishte një ëndërr e realizuar”.

Pas debutimit në moshën 16-vjeçare në Championship, Bejl u bë një ‘top player’ te Totenhemi. Reali e bleu për ta aktivizuar përkrah Kristiano Ronaldos, duke paguar gati 100 milionë euro. Me Realin ai fitoi 5 Liga Kampionësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë