Gazeta Si – Ylli i Francës dhe PSG-së, Kilian Mbape, ka reaguar indirekt në rrjetet sociale ndaj presidentit të federatës franceze Le Graet, i cili ka qenë shumë i ftohtë me legjendën Zinedin Zidan.
“Zidan është Franca. Të mos tregojmë mungesë respekti ndaj një legjende si ai”, – ka shkruar në Tuiter Mbape. Ai ka zgjedhur këtë mënyrë për të dalë në krah të Zinedin Zidan. Postimi polemik i sulmuesit vjen pas rinovimit të Deshamp në krye të ‘gjelave’, por më shumë pas deklaratave të presidentit të federatës, Noel Le Graet, për Zizu.
Zidane c’est la France, on manque pas de respect à la légende comme ça… 🤦🏽♂️
— Kylian Mbappé (@KMbappe) January 8, 2023
Le Graet u tregua shumë i ftohtë ndaj ish-futbollistit të madh në një deklaratë për ‘RMC Sport’: “Po shkon në Brazil? Nuk më intereson, mund të shkojë ku të dojë. Në një klub, në një kombëtare, nuk merrem me gjërat që i takojnë atij.
A më ka kontaktuar? Jo, nuk do t’i përgjigjesha edhe po të më telefononte. Nuk kemi menduar kurrë të ndahemi me Deshamp”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




