Futboll

Barela dhe Çalhanoglu të lodhur, Asllani ka shansin e artë për titullar

Gazeta Si – Në ndeshjen e fundit ndaj Moncës, trajneri Inzagi u detyrua të zëvendësonte dy mesfushorët titullarë, Barelën dhe Çalhanoglu, për shkak të probleme fizike. Asllani luajti thuajse gjithë pjesën e dytë dhe në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Parmës pritet të jetë titullar.

Situata nuk është alarmante, si për Barelën, ashtu edhe për Çalhanoglu. Ata pritet të rikuperohen shpejt, por stafi gjithsesi nuk do të nxitohet për të mos krijuar probleme më të mëdha.

Barela gjatë ndeshjes me Moncën. gazeta Si, 9 janar 2023

Trajneri Inzagi ka si qëllim të administrojë sa më mirë forcat për kalendarin e ngjeshur të këtij fillimi të 2023-shit. Ai do të vendosë, nëse dy mesfushorët do të grumbullohen apo jo për 1/8-at e Kupës së Italisë ndaj Parmës. Ndeshja luhet ditën e martë dhe dyshimi është nëse ata do të jenë në stol, apo në tribunë.

Kjo do të thotë se Asllani do të luajë në formacion dhe ky është një shans shumë i mirë për të bindur trajnerin Simone Inzagi që të marrë më shumë minuta në vazhdim të sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë