Futboll

Shpërthen skandali i ndeshjeve të trukuara në Portugali, nën hetim Benfika

Gazeta Si – Shtypi portugez shkruan se Prokuroria ka hapur një hetim për klubin sportiv të Benfikës, që është një nga skuadrat më të famshme europiane. Hetimi përfshin pjesëtarët e këshillit administrativ të mandatit 2016/2020.

Manuel Rui Kosta, president i Benfikes. Gazeta Si, 8 janar 2023

Hetimi është konfirmuar edhe nga vetë klubi portugez. Mes të hetuarve është edhe Manuel Rui Kosta, ish-lojtari i njohur i Fiorentinës dhe Milanit, aktualisht president i klubit. Ai zëvendëson Luís Filipe Vieira, që në verë të 2021-shit dha dorëheqjen për shkak të një tjetër hetimi për mashtrim fiskal.

Në hetimin aktual, që po zhvillohet në bazë të e-mail-eve të piratuara, Benfika akuzohet se ka përfituar nga rezultate të manipuluara në disa ndeshje. Me anë të një komunikate, klubi deklaron se është ‘i hapur të bashkëpunojë me autoritetet kompetente’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë